Lajm i madh për tifozët e Liverpool, Robertson nënshkruan kontratën e re

Tifozët e Liverpool kanë pranuar një lajm të jashtëzakonshëm në lidhje me mbrojtësin e skuadrës, Andrew Robertson.

Sport

17/01/2019 19:11

Lojtari i cili ka qenë pjesë kyçe e formacionit të Klopp, ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare.

Kjo kontratë do ta mbajë mbrojtësin e majtë të Liverpool në “Anfield” deri në vitin 2024, raporton “Goal”, transmeton lajmi.net.

Kjo kontratë besohet të ketë ardhur si shpërblim për progresin e madh të Robertson, i cili padyshim është kthyer në lojtarin më të mirë në pozitën e tij, gjatë 12 muajve të fundit.

Duke shkuar përshtati me rregullat e skuadrës, në kontratën e skocezit nuk ka klauzolë liruese për të.

Robertson sezonin e kaluar është paraqitur në 22 ndeshje të Premierligës, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në pesë të tjera.

Kurse, gjatë këtij sezoni, ai ka startuar në 20 nga 22 ndeshjet e Liverpool në Premierligë, fakt ky që tregon se sa i beson Klopp lojtarit, dhe sa e rëndësishme ishte kontrata e re. /Lajmi.net/