Lajm i keq për Valon Behramin

.

Sport

30/07/2017 18:21

E ardhmja e Valon Behramit nuk është te Watfordi.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i ri i skuadrës angleze, pas ndeshjes miqësore me Aston Villan.

“Ai po stërvitet me ne, por ai është njëri nga ata që nuk do të qëndrojë”, ka deklaruar Marco Silva.

“Ai duhet të bëjë zgjidhje tjetër për sezonin e ri, do të shohim se çfarë do të bëjë ai, por nuk do të qëndrojë këtu”.

Ditëve të fundit është raportuar për një rikthim të Behramit në Serie A, ku kërkohej nga skuadra e Udineses./Lajmi.net/