Lajm i keq për Valon Behramin

Valon Behrami ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sport

15/02/2019 10:03

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, do të mbetet jashtë fushave për tri javë, si pasojë e një lëndimi të pësuar.

33 vjeçari është lënduar në stërvitje te Udinese ditën e enjte, njoftojnë mediet në Itali.

“Udinese do të jetë pa Behramin të paktën për tri ndeshjet e ardhshme shkaku i lëndimit të muskulit të këmbës në stërvitje”, ka shkruar “TuttoUdinese”, përcjell lajmi.net.

Behrami, që është edhe kapiten te Udinese, këtë sezon ka regjistruar 17 paraqitje, duke shënuar edhe një gol në Serie A./Lajmi.net/