Lajm i keq për tifozët e Lakers, këto janë të rejat e fundit rreth lëndimit të LeBron

Tifozët e Los Angeles Lakers kanë pranuar një lajm mjaft të hidhur nga të rejat e fundit nga lëndimi i LeBron James.

Sport

04/01/2019 20:59

“Mbreti James” ka pësuar një lëndim në ije që e ka mbajtur jashtë fushave që nga ndeshja kundër Golden State.

“NBA.COM” shkruan se James do t’i mungoj skuadrës së tij edhe në dy ndeshjet e radhës që ata do t’i luajnë në udhëtim, transmeton lajmi.net.

LeBron po stërvitet çdo ditë me trajnerët dhe stafin mjekësor të skuadrës që të rikthehet më shpejtë.

Për të rejat e ardhshme tifozët do të njoftohen pas një jave. /Lajmi.net/