Lajm i keq për të gjithë tifozët e Juventusit, arsyeja Dybala

Juventus pa sulmuesin më në formë, Paulo Dybala.

Sport

07/09/2017 09:00

Paulo Dybala rrezikon të mungojë në ndeshjen mes Juventusit dhe Chievos të shtunën në Serie A.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se trajneri Massimiliano Allegri mund të mos e rrezikojë sulmuesin për duelin e radhës.

Kjo për shkak të udhëtimeve të gjata nga angazhimet me Kombëtaren e Argjentinës në kualifikimet për Kampionatin botëror 2018, përcjell “lajmi.net”.

Në vend të tij, kundër Chievos nga minuta e parë mund të luajë përforcimi i ri, Federico Bernardeschi. /Lajmi.net/