Lajm i keq për shqiptarët, ky është zëvendësuesi i Blatterit

Sipas raporteve nga mediat angleze, mësojmë se Michel Platini mund ta zëvendësojë Blatterin si president i FIFA-s.

Sport

02/06/2015 19:55

Michel Platini shihet si njër kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Blatterin si president të FIFA-s, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Mirror raporton se nuk do të ishte befasi nëse Platini do të jetë president i ri i FIFA-s.

Ky nuk është aspak lajm i mirë për shqiptarët, pasi e dimë se Platini ishte skandaloz me vendimin për të dënuar Shqipërinë, për skandalin që kanë bërë serbët në Beograd në ndeshjen e 14 tetorit, 2014.