Lajm i keq për Shqipërinë para ndeshjes me Spanjën (FOTO)

Si të mos mjaftonte mungesa e Strakoshës, Abrashit, Cikalleshit, Mavrajt, Roshit dhe Kukelit, në infermierinë e Kombëtares shqiptare është shtuar edhe një tjetër futbollist.

Sport

06/10/2017 16:55

“Supersport” mëson nga Spanja se mesfushori kavajas Andi Lila nuk do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Spanjës, pasi ka pësuar një tërheqje muskulore.

Dëmtimi i Lilës pak orë para ndeshjes, duket se ka shkaktuar dhimbje koke për trajnerin Panucci, i cili i ka tepër të reduktuara zgjedhjet ne krahun e djathtë.

Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë fillon nga ora 20:45, dhe është e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, që në vitin e ardhshëm organizohet në Rusi./Lajmi.net/