Lajm i keq për Romën

Lajm aspak i mirë për Romën.

Sport

21/09/2017 23:05

Skuadra italiane nuk do të mund të llogarisë për 15 ditë në sulmuesin Patrik Schick.

‘Giallorosët’ kanë konfirmuar se sulmuesi çek do të jetë jashtë fushave për 15 ditë pas një lëndimi muskulor të pësuar.

“Sot Patrik Schick iu nënshtrua testeve të mëtejshme klinike dhe instrumentale. Këto konfirmuan një dëmtim të muskujve në kyçin e majtë, duke theksuar një zonë të ënjtjes në pjesën e tretë afërsisht të kryqëzimit muskulor-tendonal. Ai do të jetë jashtë fushave për 15 ditë”, thuhet në njoftimin e Romës.

Schick iu bashkua Romës këtë verë nga skuadra e Sampdorias. Për të interesim patën shprehur edhe Interi me Juventusin./Lajmi.net/