Lajm i keq për Romën, lëndohet Under

Roma ka marrë një lajm të keq me lëndimin e sulmuesit Cengiz Under.

Sport

23/03/2018 10:21

Cengiz Under ka pësuar një lëndim në përgatitje me ekipin e Turqisë për miqësoren ndaj Republikës së Irlandës.

Sulmuesi i Romës pritet të kthehet në Itali ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit, shkruan “Corriere dello Sport”.

Cengiz ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Roma në javët e fundit në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Lëndimi i tij është një hendikep i madh për Romën që bëhet gati për duelet ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/