Lajm i keq për Real Madridin, shikojeni kush është kthyer në stërvitjen e Bayern Munichut

David Alaba është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin në Santiago Bernabeu.

Sport

28/04/2018 08:37

Bayern Munich ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i krahut David Alaba është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin në Santiago Bernabeu, raportojnë mediat gjermane.

Ylli austriak nuk luajti në ballafaqimin e parë në Allianz Arena ku Bayern Munich u mposht nga Real Madrid me rezultat 1:2, përcjell “lajmi.net”.

Skuadrat caktojnë finalistin e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve në duelin e kthimit të martën. /Lajmi.net/