Lajm i keq për Real Madridin, ja çfarë thotë Ronaldo për Neymarin

Cristiano Ronaldo nuk beson në ardhjen e Neymarit në Real Madrid.

Sport

01/05/2018 10:56

Cristiano Ronaldo nuk beson se Neymar do të transferohet në Real Madrid.

Sulmuesi portugez ka thënë se Paris Saint-Germain nuk do ta lejojë largimin e yllit brazilian, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Kam dëgjuar shumë të flitet për Neymarin dhe Real Madridin, por mendoj se do të ishte vërtet shumë i vështirë transferimi i tij. PSG-ja bëri shumë para për të”, ka thënë Ronaldo.

“Duket shumë e komplikuar të mendosh se Neymar mund të luajë për Real Madridin një ditë. Tani për tani, mendoj se është e pamundur. Mbase pas disa viteve.. ai është ende i ri, por tani është e pamundur”, shtoi ai. /Lajmi.net/