Lajm i keq për Napolin pas humbjes nga Juventus

Lorenzo Insigne u desh ta braktiste fushën para përfundimit të takimit për shkak të një problemi të ri.

Sport

02/12/2017 09:07

Lorenzo Insigne ka pësuar një lëndim të ri në humbjen nga Juventus.

Sulmuesi i Napolit nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike por prapë ishte titullar ndaj “Bianconerëve”.

Por, ai u desh ta braktiste fushën para përfundimit të takimit për shkak të një problemi të ri, përcjell “lajmi.net”.

Mediat italiane raportojnë se Insigne duhet t’u nënshtrohet testeve të reja për të mësuar nëse do të jetë në dispozicion për të luajtur në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëev ndaj Feyenoordit. /Lajmi.net/