Lajm i keq për Man Utd’in

Robin van Persie do të mungojë në duelin mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolin në Capital One Cup të mërkurën, për shkak të një lëndimi, ka njoftuar menaxheri David Moyes. Sulmuesi pësoi një dëmtim në ijë para humbjes 4-1 nga Manchester City të dielën dhe nuk u paraqit në duelin në Etihad Stadium. Moyes konfirmoi se…

Sport

24/09/2013 16:30

Robin van Persie do të mungojë në duelin mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolin në Capital One Cup të mërkurën, për shkak të një lëndimi, ka njoftuar menaxheri David Moyes.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në ijë para humbjes 4-1 nga Manchester City të dielën dhe nuk u paraqit në duelin në Etihad Stadium. Moyes konfirmoi se holandezi nuk do të jetë në dispozicion për ballafaqimin në Old Trafford por shtoi se ka “shanse” të paraqitet kundër WBA-së në Premierligë të shtunën.

“Nuk mendoj se Robin do të luajë të mërkurën. Por, mendoj se ai ka gjasa të paraqitet të shtunën”. Moyes po ashtu beson se skuadra duhet të reagojë pas disfatës së rëndë në derbin e qytetit.

“Ka kaluar tash. Nuk mund të bëjë asgjë rreth asaj dhe duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës. Ende jam duke u njohur me të gjithë futbollistët. Do t’i njoh disa të tjerë këtë javë dhe do të shohim se çka mund të bëjmë”, u shpreh Moyes në konferencë për shtyp.