Lajm i keq për Liverpool para finales kundër Real Madridit – Lajmi.net
Lajm i keq për Liverpool para finales kundër Real Madridit
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 15:42, 4 May 2018
Spanja, me super rezultate në garat evrpioane për klube.

Perceptimi në futbollin botëror vazhdon të jetë që Premier Liga është më e forta në planet, por tifozët e skuadrave spanjolle kanë statistikat pro tyre, për të argumentuar se të paktën në përballjet kontinentale, prevalojnë më shpesh.

Pasi Atletico Madrid mundi dhe eliminoi Arsenalin në Europa League, numrat tani janë vërtet në favor të iberikëve.

Skuadrat spanjolle kanë mundur anglezët në 23 nga 27 përballjet e fundit në kompeticionet europiane me eliminim direkt. Goli i Diego Costa të enjten në stadiumin Wanda Metropolitano, ishte i fundit që sanksionoi eliminimin e një formacioni të Premier Ligës.

Ky ishte rezultati i fundit negativ i një kalvari që vazhdon prej thuajse një dekade, e përfshin Champions, Europa League, dhe Superkupën. Liverpool do të ketë në dorë shansin më të afërt që të përmirësojë bilancin e anglezëve, kur të përballet me realin e Madridit në finalen e madhe të Kievit në 26 maj, transmeton “Top Channel”.

“Reds” mund të mbajnë lart flamurin e Premier Ligës, pas eliminimeve të këtij sezoni nga spanjollët, respektivisht Chelsea nga Barcelona dhe Manchester United nga Sevija.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO