Lajm i keq për Leonarda Dibranin

Kërkesa e familjes së Leonarda Dibranit për t'u kthyer në Francë duket se do të refuzohet. Këtë e ka rekomanduar sot Raportuesi publik i Gjykatës Administrative të Besançon.

Lajme

07/01/2014 10:24

Raportuesi publik i Gjykatës Administrative të Besançon në Francë ka ardhur në përfundim se kërkesa e familjes së 15 vjeçares Leonarda Dibrani për t’iu dhënë një leje për qëndrim në Francë duhet të refuzohet.

Seanca dëgjimore  për këtë rast është hapur sot në orën 9 të mëngjesit në prani të avokatëve të palëve, por në mungesë të familjes Dibrani, e cila është kthyer në Kosovë në tetor të vitit të kaluar.

“Emocioni që nxiti ky rast është në përpjesëtim me kompleksitetin efektiv ligjor”, ka nënvizuar raportuesi publik, Jerome Charret.

Nxënësit në Francë kanë protestuar gjatë tetorit 2013 kundër deportimit të Leonarda Dibranit

 

Përzënia e koleges rome në Kosovë në muajin teteor të vitit të kaluar, e cila ishte ndaluar gjatë një ekskursioni shkollor, kishte nxitur shumë polemika e protesta nga nxënësit në shkollat e Francës.

Gjykata ka gjykuar vetëm legalitetin e refuzimit të lejes së qëndrimit e cila nënkuptonte detyrimin për ta lëshuar territorin francez”, ka thënë gjykatësi i ngarkuar për t’i propozuar gjykatës nj zgjidhje të rastit.

Sipas këtij gjykatësi, çifti jetonte i mbyllur dhe dilte jashtë vetëm kur ishte koha për t’i marrë ndihmat.

“Vullneti për integrim profesional i z. Dibrani mbetet shumë shumë i kufizuar dhe zonja Dibrani nuk flet frëngjisht”, ka vlerësuar ai.

Prindërit e Leonarda Dibranit kërkonin që të përfitonin nj leje qëndrimi “private e familjare. Ata kanë kërkuar anulimin e detyrimit për të lëshuar territorin francez, i shqiptuar ndaj tyre nga Prefekti i Doubs më 19 qershor 2013. Vendimi i Gjykatës duhet të merret më 28 janar dhe palët edhe më tej kanë të drejtë ankese ndaj tij.

Deri më tani, të gjitha kërkesat e çiftit Dibrani për të marrë një leje qëndrimi në Francë janë hedhur poshtë. Gjatë një seance të re të dëgjimit, avokatja e familjes Brigitte Bertin ka thënë se gjashtë fëmijët e çiftit Dibrani kanë lindur në Itali dhe një në Francë, e jo në Kosovë, ku ata tashmë janë kthyer.

Kur ishin kthyer në Kosovë, Reshat Dibrani, babai i Leonardës, kishte pranuar se kishin qenë të detyruar të gënjejnë për origjinën e familjes me qëllim që të pranoheshin të qëndrojnë në Francë.