Lajm i keq për Kosovën para ndeshjes me Lituaninë

Skuadra e Kosovës në basketboll me dy mungesa para ndeshjeve të radhës.

Sport

22/11/2017 10:13

Erjon Kastrati është lënduar në ndeshjen e së hënës me skuadrën e tij Petrol Olimpija dhe nuk do të mundë të luajë të premten e të dielën, njoftoi Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një statusi në Facebook, pëcjell Express.

Edhe amerikani Shawn Jones nuk iu ka përgjigjur ftesës së përzgjedhësit Brad Greenberg, me arsyetimin se ka nevojë për pushimin e gjunjëve.

Ata nuk kanë qenë të pranishëm në stërvitjet e skuadrës për ndeshjet kundër Lituanisë në Prishtinë këtë të premte dhe kundër Hungarisë në Debrecen të dielën.