Lajm i keq për Juventusin, ylli i madh mungon kundër Lazios (FOTO)

Max Allegri ka konfirmuar një lajm të keq për tifozët e Juventusit.

Sport

21/01/2017 15:44

Max Allegri ka bërë të ditur se Claudio Marchisio do t’i mungojë Juventusit në ndeshjen e ardhshme kundër Lazios në Serie A, të dielën.

Marchisio vuan nga një problem muskulor dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit për ballafaqimin në Torino, përcjell “lajmi.net”.

“Marchisio ka një problem dhe nuk do të luajë kundër Lazios. Por, ai do të kthehet të mërkurën”, u shpreh Allegri në konferencë për media.

Juventus takohet me Milanin të mërkurën në Torino në çerekfinalen e Coppa Italia. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6