Lajm i keq për Juventusin, ylli i ekipit e përfundon sezonin?

“Gazzetta dello Sport” shkruan se ylli kolumbian mund të mungojë 2-3 muaj nëse vendoset të operohet ndaj lëndimit që e ka lënë jashtë fushave të lojës në periudhën e fundit.

Sport

27/01/2018 09:16

Juventus rrezikon të mbetet për një kohë të gjatë pa Juan Cuadradon.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se ylli kolumbian mund të mungojë 2-3 muaj nëse vendoset të operohet ndaj lëndimit që e ka lënë jashtë fushave të lojës në periudhën e fundit.

Cuadrado ende nuk ka luajtur gjatë vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

“Sezoni do të përfundojë për Cuadradon nëse ai vendos të operohet”, shkruan “Gazzetta dello Sport”. /Lajmi.net/