Lajm i keq për Juventusin para ndeshjeve me Milanin dhe Real Madridin

Sami Khedira është detyruar të largohet nga fusha pas një dëmtimi të pësuar në fillim të pjesës së dytë në miqësoren Gjermani - Spanjë.

Sport

24/03/2018 08:41

Lajm i keq për Juventusin nga ndeshjet ndërkombëtare.

Gjatë duelit Gjermani – Spanjë, Sami Khedira është detyruar të largohet nga fusha pas një dëmtimi të pësuar në fillim të pjesës së dytë.

Kapiteni i ndeshjes për ekipin e Joachim Low u dëmtua pas një dueli me Thiago Alcantara, përcjell “lajmi.net”.

“Për momentin nuk duket diçka serioze por duhet të vlerësohet”, deklaroi Low.

Juventus tani mbetet në garë me kohën për ta rikuperuar Khediran për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Milanit dhe duelin e parë me Real Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/