Lajm i keq për Juventusin para ndeshjes me Tottenham

Paulo Dybala nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen e nesërmen që Juventusi e zhvillon ndaj Tottenham Hotspur.

Sport

12/02/2018 20:14

Nesër (e martë) nga ora 20:45 Juventusi në kuadër të Ligës së Kampionëve takohet me anglezët e Tottenhamit.

Për këtë ndeshje, nuk është grumbulluar 24 vjeçari Paulo Dybala.

Argjentinasi ka stërvitur me skuadrën pas një lëndimi që kishte në muskuj, por pritej që të kthehej në ndeshjen që zhvillohet në Torino.

Por trajneri Massimiliano Allegri nuk e kishte ofruar as të premten ne skuadër ndaj Fiorentinës, ndërsa ka mbetur jashtë edhe tani./Lajmi.net/