Lajm i keq për Juventusin, lëndohet ylli i ekipit dhe mungon ndaj Crotones

Juventus ka njoftuar se ylli kolumbian është dëmtuar dhe nuk do të luajë në takimin e radhës ndaj Crotones.

Sport

24/11/2017 15:42

Juan Cuadrado ka pësuar një lëndim në kofshë dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Crotones.

Juventus ka njoftuar se ylli kolumbian është dëmtuar dhe nuk do të luajë në takimin e radhës, përcjell “lajmi.net”.

Cuadrado ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë këtij sezoni në Serie A. /Lajmi.net/