Lajm i keq për Juventusin, ja sa mund të dënohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Sport

20/09/2018 12:59

Cristiano Ronaldo rrezikon më shumë se një ndeshje suspendim pas kartonit të kuq ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Juventusit u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një incidenti me mbrojtësin Murillo.

Por, nëse UEFA konsideron se veprimi i tij ndaj Murillos ishte sjellje e dhunshme, Ronaldon e pret një dënim më i madh se një ndeshje moslojë, përcjell “lajmi.net”.

Mediat angleze shkruajnë se Ronaldo së bashku me duelin ndaj Young Boys mund të mungojë edhe në takimin ndaj Manchester United në Old Trafford. /Lajmi.net/