Lajm i keq për Juventusin, ja sa do të mungojë Costa

Douglas Costa ka marrë një tjetër lajm të keq.

Sport

21/09/2018 14:33

Douglas Costa i është nënshtruar testeve mjekësore pas lëndimit të pësuar ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi brazilian ka kaluar një javë të pafat ku pas dënimit prej katër ndeshjesh moslojë në Serie A dhe përjashtimit ndaj Sassuolos, u dëmtua pasi u inkuadrua në lojë si rezervist në Mestalla.

“Sky Sport” raporton se Costa do të mungojë te skuadra e Juventusit për tri javët e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Costa është i suspenduar nga katër takimet e ardhshme në Serie A por tani do ta humb edhe takimin me Young Boys në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/