Lajm i keq për Jose Mourinhon

Jose Mourinho rrezikon të humbas një pjesë të fitimit nga kontrata e tij me Manchester United, nëse dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në fund të sezonit.

Sport

13/11/2018 17:54

Manchester United pas një serie të mirë të rezultateve ku arriti edhe fitore në Torino në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, është rikthyer te rezultatet e padëshiruara, duke u mundur në derbin e Mançesterit, nga City me rezultat 3:1.

Kjo humbje, vënë sërish në presion trajnerin portugez, i cili me Unitedin e tij pas 12 xhirove renditet vetëm në vendin e vetë, shkruan lajmi.net.

Jose Mourinho i cili ka kontratë me Manchester Unitd deri në vitin 2020, nga e cila pritet të përfitojë 30 milionë euro, rrezikon të merr vetëm gjysmën e saj, e gjitha kjo sipas një pike në kontratën e tyre, ku portugezit do t’i përgjysmohej paga nëse dështon të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në fund të sezonit./Lajmi.net/