Lajm i keq për Interin nga Brozovic

Marcelo Brozovic do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Interit kundër Napolit në Serie A, të shtunën.

Sport

20/10/2017 10:14

Marcelo Brozovic ka filluar të vrapojë pas problemit në pulpë që ka pësuar në angazhim me Kombëtaren e Kroacisë.

Por, mesfushori prapë do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Interit kundër Napolit në Serie A, të shtunën.

Brozovic po ashtu nuk pritet të rikuperohet as për duelin tjetër ndaj Sampdorias, përcjell “lajmi.net”.

Ai pritet të rikthehet në ekip për ballafaqimin ndaj Veronas. /Lajmi.net/