Lajm i keq për Iniestan para “El Clasicos” ndaj Real Madridit

Andres Iniesta rrezikon të mungojë në El Clasico.

Sport

03/05/2018 13:51

Andres Iniesta nuk ka stërvitur sot te Barcelona, para El Clasicos me Real Madridin të dielën.

Kapiteni i ekipit katalan vuan nga një lëndim dhe tani rrezikon të mungojë në ballafaqimin në Camp Nou.

Iniesta ka para vetes El Clasicon e fundit në karrierë, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/