Lajm i keq për Etrit Berishën

Trajneri i Lazios, Edy Reja ka dhënë një lajm të keq për Etrit Berishën. Strategu i skuadrës romake ka mbështetur portierin Federico Marchetti, pavarësisht gabimeve të rënda të tij në barazimin 3:3 me Ludogorets Razgrad, që i kushtoi ekipit me eliminim nga Europa League. Berisha është paraqitur si titullar në të gjitha sfidat e mëparshme…

Sport

28/02/2014 19:58

Trajneri i Lazios, Edy Reja ka dhënë një lajm të keq për Etrit Berishën.

Strategu i skuadrës romake ka mbështetur portierin Federico Marchetti, pavarësisht gabimeve të rënda të tij në barazimin 3:3 me Ludogorets Razgrad, që i kushtoi ekipit me eliminim nga Europa League.

Berisha është paraqitur si titullar në të gjitha sfidat e mëparshme në vitin 2014, deri tek dueli i fundit, por Reja ka dhënë indikacione se mund ta rikthejë Marchettin në portë.

“Marchetti nuk ishte i vetëdijshëm se qëndronte në vijën e portës, pastaj nuk e di nëse ishte vërtetë gol, dikush më ka thënë se topi hyri brenda. Si do që të jetë, më vjen keq sepse më ka thënë se ishte mirë, ishte rikthyer, por janë gjëra që ndodhin”, deklaroi Reja.

“Megjithatë, para se të më pyesni, ju them se ai është titullari ynë. Marchetti është futbollist i rëndësishëm për ne”.