Lajm i keq për duhanpirësit!

Efektet shëndetësore të pirjes së duhanit janë të tmerrshme: përafërsisht një në tri vdekje nga kanceri janë si pasojë e pirjes së duhanit. Veç kësaj, pirja e duhanit i rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru etj.

Lifestyle

17/02/2017 10:10

Por, nëse pasojat që duhani i shkakton në trupin tuaj nuk mjaftojnë që të hiqni dorë, ndoshta efektet që duhani i shkakton në kuletën tuaj mund t’jua ndryshojnë mendjen.

“WallhetHub”, ueb-sajt i financave personale, ka kryer një analizë përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë humbje në buxhetin personal  gjatë tërë jetës.

Vlen të ceket se kjo është shuma mesatare, pasi që kostoja e një pakoje me duhan dallon nga shteti në shtet, ku duhanpirësit e Nju Jorkut harxhojnë mbi 2.3 milionë dollarë përgjatë jetës së tyre, krahasuar me duhanpirësit e Kentuckyt që harxhojnë 1.3 milionë dollarë.

Analistët kishin matur edhe faktorë tjerë, siç janë shpenzimet e sëmundjeve të ndërlidhura me pirjen e duhanit etj.