Lajm i keq për Bayern, në prag të sfidës ndaj Dortmund

Bayern Munich do të përballet këtë fundjavë me Borussia Dortmundin.

Sport

09/11/2018 21:38

Gjiganti bavarez nuk e ka nisur aq mirë sezonin dhe në këtë ndeshje futët në pozitën e ndjekësit në raport me Dortmunin udhëheqës.

Megjithatë, një lajm jashtëzakonisht të keq ka pranuar kampi bavarez në prag të kësaj ndeshje.

Arjen Robben nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën kampione në fuqi, ka lajmëruar faqja zyrtare e FC Bayern, transmeton lajmi.net.

Holandezi i bashkohet listës së të lënduarve; Thiago Alcantara, Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso.

Ndeshja pritet të jetë spektakolare si çdo herë gjatë viteve të fundit. Kësaj radhe favoriti ndryshon. /Lajmi.net/