Lajm i keq për Barcelonën, 1 orë para ndeshjes me Real Madridin

Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje nga Barcelona në ndeshjet ku Mateo Kovacic ishte titullar.

Sport

23/12/2017 12:10

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane befasoi duke lënë në bankën e rezervistëve mesfushorin Isco dhe në vend të tij inkuadroi Mateo Kovacicin.

Por, ekipi madrilen ka një bilanc pozitiv ndaj Barcelonës në ndeshjet ku Kovacic ka luajtur nga minuta e parë.

Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje nga Barcelona në ndeshjet ku Kovacic ishte titullar, përcjell “lajmi.net”.

Në tri duele, “Los Blancos” kanë fituar dy takime dhe barazuar një herë ndaj Barcelonës. /Lajmi.net/