Lajm i keq për ata që duan të blejnë Galaxy S8

Telefoni i ardhshëm i Samsungut, Galaxy S8, nuk do të dalë në treg në datën që ishte parashikuar se do të dilte.

Auto & Tek

07/03/2017 10:20

Kështu raporton “VentureBeat” që njofton se kompania ka shtyrë për një javë lëshimin nga 21 prilli më 28 prill.

Nuk ka detaje përse është shtyrë dalja në treg.

Kompania ndërkohë do të prezantojë pajisjet S8 dhe S8+ më 29 mars.

Galaxy S8 pritet të ketë ekran 5.8-inç, ndërsa S8+ do të ketë ekran 6.2-inç.