Lajm i keq për Arsenalin, Koscielny në Serie A

Milan është skuadra më aktive në tregun e transferimeve.

Sport

26/06/2017 18:55

‘Rossonerët’ nuk e kanë ndërmend të ndalen në afrimin e lojtarëve, edhe pse tashmë kanë zyrtarizuar katër transferime.

‘Telefoot’ raporton se Milan tani janë të interesuar edhe për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny.

Francezi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2010, pasi ishte transferuar nga skuadra e Lorient.

31 vjeçari në shtatë sezone te Arsenal, është paraqitur 213 ndeshje në Premierligë./Lajmi.net/