Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit (FOTO)

Benzema, Marcelo dhe Theo pritet të jenë pjesë e ekipit nga dueli i ardhshëm në La Ligë.

Sport

03/10/2017 09:30

Zinedine Zidane do ta mirëpres pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Trajneri i Real Madridit gjatë kësaj periudhe do të rikuperojë futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes më 14 tetor, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Aktualisht, “Los Blancos” janë pa Marcelo, Theo Hernandez, Dani Carvajal, Mateo Kovacic e Karim Benzema, të lënduar.

Benzema, Marcelo dhe Theo pritet të jenë pjesë e ekipit nga dueli i ardhshëm në La Ligë. /Lajmi.net/