Lajm fantastik për tifozët e Real Madridit

“AS” shkruan se ekipi nga Santiago Bernabeu do ta rikthejë treshen e sulmit të ashtuquajtur “BBC”.

Sport

20/01/2018 11:56

Real Madrid më në fund do të jetë i kompletuar në sulm për ndeshjen e ardhshme ndaj Deportivo La Coruna.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se ekipi nga Santiago Bernabeu do ta rikthejë treshen e sulmit të ashtuquajtur “BBC”.

Karim Benzema është rikuperuar nga lëndimi dhe pritet ta formojë sërish treshen e sulmit së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale, përcjell “lajmi.net”.

Kjo do të jetë hera e parë pas 273 ditësh që “BBC” do të luajnë së bashku në një ndeshje te Real Madrid. /Lajmi.net/