Lajm fantastik për tifozët e Interit

Inter mirëpret rikthimin e Mirandas nga lëndimi.

Sport

11/05/2018 07:14

Inter ka marrë një lajm të mirë nga Miranda.

Mbrojtësi brazilian është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A.

“Sky Sport” raporton se Miranda do të jetë në dispozicion për të luajtur ndaj Sassuolos të shtunën, dhe sidomos në ballafaqimin direkt për kualifikim në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios, të dielën e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Miranda mungoi në takimin e xhiros së shkuar ndaj Udineses për shkak të një lëndimi. /Lajmi.net/