Lajm fantastik për tifozët e Interit

Joao Miranda ka vendosur të mbetet në Inter për sezonin e ri.

Sport

24/07/2018 07:39

Joao Miranda pritet të kthehet në Milano deri në fund të muajit korrik.

Prej atëherë e tutje do të fillojnë negociatat në lidhje me vazhdimin e kontratës së tij te skuadra e Interit.

Mediat italiane raportojnë se braziliani kishte vendosur të largohet nga “Nerazzurrët”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, kualifikimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që Miranda ta ndryshojë planin dhe të mbetet në Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.

Megjithatë, klubi nga Milano tani duhet ta bëjë gati kontratën e re për vazhdimin e qëndrimit të ish mbrojtësit të Atletico Madridit. /Lajmi.net/