Lajm fantastik për të gjithë tifozët e Juventusit

Sami Khedira, Claudio Marchisio dhe Miralem Pjanic janë rikuperuar nga lëndimet.

Sport

11/10/2017 10:38

Massimiliano Allegri mund të buzëqesh.

Trajneri i Juventusit ka marrë lajmin e mirë se nga ndeshja e ardhshme mund të llogarit në tre prej mesfushorëve që kanë munguar së fundmi për shkak të lëndimeve.

Mediat italiane raportojnë se Sami Khedira, Claudio Marchisio dhe Miralem Pjanic janë rikuperuar nga lëndimet, përcjell “lajmi.net”.

Ata pritet të ftohen në skuadër për ndeshjen e fundjavës kundër Lazios në Serie A. /Lajmi.net/