Lajm fantastik për Real Madridin para shortit në Ligën e Kampionëve

Barcelona, Sevilla, Bayern Munich, Juventus, Manchester City dhe Roma kanë pësuar në të kaluarën në fazën eliminatore nga Real Madrid.

Sport

16/03/2018 07:18

Real Madrid do ta mësojë sot emrin e kundërshtarit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, ekipi i trajnerit Zinedine Zidane mund të ndihet më mirë pas statistikës se ka eliminuar të gjitha skuadrat që janë aktualisht pjesë e çerekfinales, përveç njërit.

Barcelona, Sevilla, Bayern Munich, Juventus, Manchester City dhe Roma kanë pësuar në të kaluarën në fazën eliminatore nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

I vetmi ekip të cilin ende nuk e ka eliminuar në rrethin eliminator të Ligës së Kampionëve është Liverpool. /Lajmi.net/