Lajm fantastik për Milanin dhe Arsenalin

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain mund të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka pranuar vëllai i tij, Nicolas.

Merkato

14/07/2015 15:45

Milan dhe Arsenal kanë marrë një lajm të mirë nga vëllai, menaxheri i sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.

Nicolas ka pranuar se reprezentuesi argjentinas mund të largohet nga klubi pasi dyshon se presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis dëshiron ta shesë atë.

“Vetëm De Laurentiis flet shpesh për dëmshpërblimin në kontratën e Gonzalos me Napolin”, deklaroi Nicolas Higuain për “Radio Crc”.

“Ndoshta ai e bën këtë për shkak se dëshiron ta shesë dhe t’i transferojë tetë futbollistë të tjerë, ose dëshiron të zgjojë interesim nga klubet që dëshirojnë ta kenë në radhët e tyre. Mua ende nuk më ka kontaktuar askush, nuk e di nëse e kanë kontaktuar presidentin”, u shpreh ai.