Lajm fantastik për Kosovën, lëndohet futbollisti kryesor i Kroacisë (FOTO)

Luka Modric ka pësuar një lëndim, ka konfirmuar Real Madrid.

Sport

01/10/2016 15:07

Kosova ka marrë një lajm të mirë para duelit me Kroacinë.

Futbollisti më i mirë i skuadrës kundërshtare, Luka Modric, ka pësuar një lëndim, ka bërë të ditur Real Madrid.

“Pas testeve Modric është diagonistifikuar me një lëndim në gjurin majtë. Rikuperimi i lojtarit do të vazhdojë të monitorohet”, thuhet në njoftimin  e Real Madridit, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, mbetet të shihet nëse ai do të rikuperohet me kohë për duelin më 6 tetor në Shkodër.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.