Lajm fantastik për Kombëtaren shqiptare

Amir Abrashi mesa duket e ka kaluar lëndimin e paralajmëruar ditën e djeshme.

Sport

27/05/2016 12:35

Kombëtarja e Shqipërisë ka marr një lajm shumë të mirë. Mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi mesa duket e ka kaluar lëndimin e paralajmëruar ditën e djeshme.

Ai ishte lënduar në krahun e majtë gjatë një dueli ku pastaj u përplas në tok, ndërsa të gjithë u merakosën për gjendjen e tij.

Ndërkohë ka qenë vetë futbollisti gjakovar që ka qetësuar tifozët shqiptarë dhe trajnerin Gianni De Biasi.

Këtë Abrashi e ka bërë nëpërmes një fotoje të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Në trening me Kombëtaren shqiptare. Jam mirë dhe i gatshëm për evropian”, shkroi mesfushori më në formë i Shqipërisë.

Abrashi këtë edicion ka shkëlqyer, pasi ka udhëhequr skuadrën e tij Freiburg drejt rikthimit në Bundesliga, ku në mesfushë ishte i pakalueshëm, por edhe në fazën ofensive bëri punë të mirë duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar katër asistime në 33 ndeshje.