Lajm fantastik për Interin para derbit kundër Milanit (FOTO)

Luciano Spalletti mund të llogarit në përforcimin e ri, Joao Cancelo.

Sport

04/10/2017 12:00

Inter ka marrë një lajm të mirë në prag të derbit të parë në sezonin e ri në Serie A kundër Milanit.

Trajneri Luciano Spalletti mund të llogarit në përforcimin e ri, Joao Cancelo.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Cancelo është rikuperuar nga lëndimi i pësuar në gjurin e këmbës së djathtë në fund të muajit gusht me Kombëtaren e Portugalisë, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Cancelo pritet të jetë në dispozicion për derbin e Milanos më 15 tetor. /Lajmi.net/