Lajm fantastik për Henryn, e kërkon skuadra e madhe angleze

Thierry Henryn mund ta shohim në bankinën e skuadrës së madhe angleze nga sezoni i ri.

Sport

21/07/2018 20:10

Është Aston Villa që po kërkon të angazhojë për trajner legjendën franceze.

Ardhja e pronarëve të rinj te Aston Villa do të sjellë ndryshime të mëdha, filluar nga bankina.

Sipas tabloidit Daily Mail, Thierry Henry ka përfunduar në listën e ngushtë për trajnerin e ri të Aston Villas.

Legjenda franceze shihet si ideal për të zëvendësuar Steve Bruce, nëse nevojitet një ndryshim në krye të skuadrës.

Ish sulmuesi i Arsenalit është ndihmës-trajner i Roberto Martinez te Belgjika, ku arritën të përfundojnë në vendin e tretë në Kupën e Botës./Lajmi.net/