Lajm fantastik për Barcelonën pas fitores në “El Clasico”

Sekretari i Barcelonës, Robert Fernandez ka një lajm fantastik për tifozët e gjigantit katalan.

Sport

25/04/2017 07:56

Sekretari i Barcelonës, Robert Fernandez ka gëzuar tifozët e gjigantit katalan. Ai ka paralajmëruar se Andres Iniesta dhe Leo Messi së shpejti do të nënshkruajnë kontrata të reja në Camp Nou.

“Iniesta dhe Messi do të rinovohen së shpejti. Iniesta ka bërë tashmë një deklaratë duke thënë se do të presë fundin e sezonit për vazhdim”, ka deklaruar Fernandez, përcjell “lajmi.net”.

Iniesta dhe Messi kanë kontratë me Barcelonën deri më 2018. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy