Lajm fantastik për Barcelonën para ndeshjes me Chelsean – Lajmi.net
Lajm fantastik për Barcelonën para ndeshjes me Chelsean
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 13:56, 14 March 2018
Sa u përket formacioneve, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniestën, i cili ka marrë miratimin e mjekëve për këtë përballje.

Chelsea apo Barcelona, një nga skuadrat e mëdha të Europës duhet t’i thotë Lamtumirë Championsit.

Në “Camp Nou” luhet akti i dytë i një finaleje të parakohshme, që sheh si favoritë “bluagranat” jo vetëm për faktin që barazuan 1-1 në “Stamford Bridge”, por edhe për cilësinë e organikës krahasuar me blutë e Londrës.

Skuadrës së Contes i duhet patjetër të shënojë, për të shpresuar te një kualifikim i mundshëm, ndërsa katalanët avancojnë edhe menjë barazim 0-0.

Sa u përket formacioneve, Ernesto Valverde do të ketë në dispozicion edhe Andres Iniestën, i cili ka marrë miratimin e mjekëve për këtë përballje.

Mbetet jashtë Semedo, ndërsa Coutinho nuk mund të luajë në Champions, pasi është aktkvizuar në këtë kompeticion gjatë pjesës së parë të sezonit kur ishte me Liverpoolin.

Conte i beson mbrojtjes me tre, ndërsa Alvaro Morata pritet ta nisë nga stoli. Hazard do të jetë sulmues i parë, i mbështetur nga Pedro dhe Willian.

BARCELONA (4-3-1-2): Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Iniesta; Paulinho; Suarez, Messi.

CHELSEA (3-4-2-1): Courtois; Rudiger, Azpilicueta, Christensen; Moses, Fabregas, Kantè, Alonso; Pedro, Willian, Hazard.

Sfida tjetër, që do të nisë në orën 18:00 është Besiktas – Bayern, që e ka humbur interesim për skuadrën që do të vijojë më tej falë fitorës së thellë 5-0 të kampionëve të Gjermanisë në ndeshjen e parë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO