Lajm fantastik nga stërvitja e Barcelonës

Tifozët e Barcelonës kanë arsye të jenë të lumtur.

Sport

08/12/2017 13:22

Ousmane Dembele është duke marrë pjesë në stërvitjen e Barcelonës.

Përforcimi i ardhur nga Borussia Dortmund vazhdon rikuperimin nga lëndimi i rëndë.

Dhe, lajmi për rikthimin e tij në stërvitje i gëzon tifozët e gjigantit katalan që mezi presin paraqitjet e tij të reja, përcjell “lajmi.net”.

Së bashku me Dembelen, sot në stërvitje kanë marrë pjesë edhe Rafinha, Andres Iniesta dhe Javier Mascherano. /Lajmi.net/