Lajm fantastik nga Ronaldo
Ronaldo ka tejkaluar problemin shëndetsor.
Sport
Ronaldo është liruar nga spitali Policlinico Nuestra Senora në Rosario.
Sot në ora 10:30 të mëngjesit, ish sulmuesi brazilian është liruar nga spitali ku ishte i shtrirë pas një virusi të fuqishëm që e preku gjatë pushimeve të verës.
Ronaldo ishte shtrirë dhe fillimisht konsiderohej në gjendje të rëndë por me intervenimet e stafit mjekësor, ka tejkaluar problemin, përcjell “lajmi.net”.
Pas katër ditësh në spital, ai është kthyer në shtëpi. /Lajmi.net/