Lajm fantastik në Milan, ja çfarë ka bërë Bonucci për Donnarumman

Leonardo Bonucci do ta bind portierin Gianluigi Donnarumma të mbetet në Milan.

Sport

08/11/2017 07:14

Milan nuk ka frikë nga largimi i portierit Gianluigi Donnarumma.

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për transferimin e tij në vitin 2018.

Por, mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” ndihen më të sigurt për qëndrimin e tij në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Madje, faktor të rëndësishëm për qëndrimin e tij në klub luan edhe Leonardo Bonucci.

Kapiteni i ri i Milanit është bërë shok me Donnaruman dhe mund ta bind që të mbetet në ekip duke injoruar ofertën nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/