Lajm aspak i mirë për Cityn, lëndohet sërish Mendy

Benjamin Mendy do të mbetet jashtë fushave të futbollit për një tjetër periudhë.

Sport

15/11/2018 08:46

Pep Guardiola ka marrë një lajm aspak të mirë nga mbrojtësi Benjamin Mendy.

Mbrojtësi i majtë i cili u paraqit 90 minuta në fitoren 3:1 të Cityt në derbi ndaj United është detyruar t’i nënshtrohet një tjetër operimi.

24 vjeçari është larguar nga kampi i kombëtares së Francës për t’u operuar në Barcelonë të mërkurën mbrëma shkruajnë mediet në Angli, përcjell ‘lajmi.net’.

Ende nuk dihet se sa gjatë do të mbetet jashtë fushave Mendy, por shkaku i një lëndimi tjetër ai humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar me Manchester Cityn./Lajmi.net/