Lajçi i AAK-së: E pat puna e Bllokut

Nënkryetari i AAK-së, Ali Lajçi ka thënë se LDK-ja është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK-ja, por se sipas tij, nëse jo Ramush Haradinaj, atëherë kryeministër më i mirë është Hashim Thaçi se sa Isa Mustafa. 

Lajme

11/11/2014 07:55

Lajçi ka thënë se një marrëveshje e re në mes të bllokut e paralajmëruar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, e met ë cilën liderit të AAK-së nuk do t’i takonte posti i kryeministrit, nuk është shqtruar në organet e partisë së tij.

“Personalisht nuk do ta pranoja një gjë të tillë, nuk do ta pranoja Isa Mustafën për mandatar, sepse në garë me Hashim Thaçin nuk i ka fituar zgjedhjet për të qenë kryeministër. Edhe ashtu, për mendimin tim, pos Ramushit, më i mirë për kryeministër do të ishte Hashim Thaçi sesa Isa Mustafa”, ka thënë Lajçi në një intervistë për Epoka e Re.

Po ashtu ai ka thënë se AAK-ja, pas propozimit të Isa Mustafës për marrëveshje të re mes bllokut, ndihet e tradhtuar dhe ka bërë me dije se puna e këtij koalicioni, pas lëvizjes së LDK-së me bllokun, është e kryer.

“Është një bllok antikushtetues, i cili i ka sjell vendit krizë dhe dëme, njëkohësisht ka sjell edhe dëmtime partiake. AAK-ja me këtë e ka dëmtuar edhe veten si parti”, ka deklaruar Lajçi.